Historia e borxhit të pakthyer/ Familja nga Kosova kërkon ndihmë për të gjetur miqtë e saj nga Tirana – AlpeGossip
Historia e borxhit të pakthyer/ Familja nga Kosova kërkon ndihmë për të gjetur miqtë e saj nga Tirana

Historia e borxhit të pakthyer/ Familja nga Kosova kërkon ndihmë për të gjetur miqtë e saj nga Tirana

Emisioni ‘Shqiptarët për shqiptarët’ në “News24” është rikthyer sërish këtë javë me emisione të mëdha, ku në fokus është ndihma ndaj personave në nevojë.

Në prani të imamit Elvis Naçi dhe këngëtarit Sidrit Bejkeri, moderatorja e emisionit Ola Bruko lexoi mesazhe që kishin mbërritur në adresë të emisionit, ndërsa u ndal tek dy familje, një nga Kosova dhe tjetra nga Tirana që u takuan gjatë luftës së Kosovës. Familja nga Kosova ka kërkuar ndihmën e emisionit që të lidhet me familjen nga Tirana, pasi kjo e fundit vite më parë i kishte dhënë një borxh prej 1000 dollarësh. Kryefamiljari i familjes nga Kosova, i cili është i sëmure, kërkon qe te mos vdesë me borxhe.

Në pamundësi për t’u lidhur me ta, familja nga Kosova kërkon që të rikthejë borxhin që i kishin marrë gjatë kohës që jetonin bashkë. Stafi i emisionit mëson se familja nga Tirana ndodhet në Kanada. “Unë besoj që dy familjet shqiptare do takohen”, tha Elvis Naçi.