Në muajin mars të këtij viti, reperi shqiptar Gold Ag i dha fund beqarisë. Ai u martua larg vëmendjes së mediave dhe deri më sot rreth partneres së tij nuk dihej asgjë.
Partnerja e tij quhet Ermira Shkodra. Ajo është doktoreshë për ndërhyrje estetike. Vetë Gold Ag e ka zbuluar më në fund identitetin e të shoqes si dhe portretin e saj, duke publikuar një foto pranë saj në rrjete sociale.
Fotoja është shkrepur gjatë dasmës dhe Ermira shihet e veshur me fustanin e nuses, ndërsa reperi me kostum. Ai ka shkruar për të shoqen një dedikim romantik, ku shprehet se ajo e ka plotësuar. “Ti m’ke bo komplet, e me t’rujt e kam nga Zoti amanet”, ka shkruar Gold Ag.