Moderatorja shqiptare shpërthen kundër medias: Pagesat e gazetarëve mediokre, nuk rikthehem më kurrë… – AlpeGossip
Moderatorja shqiptare shpërthen kundër medias: Pagesat e gazetarëve mediokre, nuk rikthehem më kurrë…

Moderatorja shqiptare shpërthen kundër medias: Pagesat e gazetarëve mediokre, nuk rikthehem më kurrë…

Nuk kanë qenë aspak të rralla diskutimet nëse gazetarët në vendin tonë paguhen aq sa duhet apo jo.

Alba Çobaj, ish-banore e Big Brother Albania dhe ish-moderatore e MAD Tv ishte e ftuar këtë javë në emisionin “Thumb” të Aulonës dhe Fatmës.

E pyetur për largimin nga media, Çobaj tregoi:

“U shkëputa se nuk paguhem aq sa duhet, një.

Nuk vlerësohem aq sa dua, dy.

Deri sa t’i kem të dyja këto, nuk rikthehem në media”.

“Në media liria është pak utopi.

Mendohet, pretendohet dhe shitet sikur ka liri, por nuk është kështu.

Po të ishte kështu, unë do të vazhdoja të isha nëpër media, por liria të jepet me tollon”, – ka përfunduar Alba.