Le të shpërthejë rrjeti! Nora Istrefi dhe Noizy së shpejti me një bashkëpunim! – AlpeGossip
Le të shpërthejë rrjeti! Nora Istrefi dhe Noizy së shpejti me një bashkëpunim!

Le të shpërthejë rrjeti! Nora Istrefi dhe Noizy së shpejti me një bashkëpunim!

Pak kohë më parë Noizy dhe Nora Istrefi kanë publikuar një foto së bashku në rrjetet sociale. Nga kjo fillimisht u aludua se mund të bënin ndonjë bashkëpunim por këngëtarët nuk u përgjigjën asnjëherë këtyre aludimeve.

Madje Nora u përfol se do të bënte një bashkëpunim me Irkenc Hykën, të cilën e anulloi më pas.

Por sot, u zbulua se Nora dhe Noizy janë duke përgatitur një këngë së bashku. Sipas burimeve për Prive thuhet se Nora gjatë kësaj kohe ka punuar me reperin për këngën e re. Teksti është shkruajtur nga vetë Noizy dhe ata janë duke punuar për videoklipin.

Edhe pse kënga ende nuk e ka një titull, pritet që të publikohet muajin tjetër.

Është e sigurt që të gjithë ne mezi po e presim!