“NDIHEM NË FAJ…”/ Pasi zbuloi tradhtinë, Iliri ka një mesazh për bashkëshorten – AlpeGossip
“NDIHEM NË FAJ…”/ Pasi zbuloi tradhtinë, Iliri ka një mesazh për bashkëshorten

“NDIHEM NË FAJ…”/ Pasi zbuloi tradhtinë, Iliri ka një mesazh për bashkëshorten

Pak ditë më parë Ilir Shaqiri tregoi brenda shtëpisë së BBV se disa vite më parë ka tradhëtuar bashkëshorten e tij, vendim i cili e rrezikoi të humbiste gjërat më të rëndësishme të jetës së tij.

“Ishte një histori që nisi si një lojë. Ishte një balerinë që ma hoqi petllën thënë troç. Lozëm aq shumë sa u futa në një labirint. Gruas i thash se do të largohem nga shtëpia derisa të vendoset përfundimisht ç’do të bëjmë. Do humbisja gjithçka nga ajo gjë”, tregoi balerini.

Ai shprehu mirënjohjen për bashkëshorten e tij e cila pati ‘inteligjencën dhe besimin’ për t’ja falur këtë veprim.

Sot Iliri i rrëfeu Sabianit se ndihet në faj përballë bashkëshortes së tij pasi i duhet të përballojë të gjithë përgjegjësinë familjare.

“Ndihem në faj! Ajo po punon, po kujdeset për vajzën ndërkoh unë rri gjithë ditën”, tha ai.

Nga ana tjetër Sabiani e ngushëlloi duke i thënë se gjithçka po shkon mirë dhe se ata me siguri janë krenarë për eksperiencën në të cilën janë përfshirë.