SUKSESI ARRIN MAJAT/ Gazeta zvicerane: Loredana, mbretëresha e platformave muzikore – AlpeGossip
SUKSESI ARRIN MAJAT/ Gazeta zvicerane: Loredana, mbretëresha e platformave muzikore

SUKSESI ARRIN MAJAT/ Gazeta zvicerane: Loredana, mbretëresha e platformave muzikore

Vetëm pak ditë më parë çifti i njohur, Loredana dhe Mozzik, publikuan këngën e tyre më të re “Romeo & Juliet”, që u mirëprit nga publiku. Siç duket kënga e tyre është kthyer në hit jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Zvicër, vend në të cilin ata jetojnë.

Gazeta zvicerane ’20 minuten’ shkruan se Loredana është mbretëresha e platformave muzikore në Zvicër, duke qenë se me këngën e re ka shënuar 5 milionë klikime në ‘Youtube’ dhe 1.7 milionë në ‘Spotify’ brenda një kohe shumë të shkurtër. Gazeta shkruan se në këtë mënyrë Loredana po vendos standarde të reja,të paimagjinueshme, për artisët zviceranë. Këngëtarja shqiptare është shumë e preferuar edhe në Gjermani dhe këngët e saj dhe të Mozzik janë shumë të preferuara.

Duke qenë se puna e tyre në muzikë po ecën mirë, në një intervistë në “BigFM”, pak kohë më parë Loredana tha se mund të publikojë edhe një album të sajin, sigurisht me 3-4 bashkëpunime me partnerin e saj.