OFFSET KRITIKON DEMIN NË STATUSIN E FUNDIT/ Ja si e mbron Bebe Rexha – AlpeGossip
OFFSET KRITIKON DEMIN NË STATUSIN E FUNDIT/ Ja si e mbron Bebe Rexha

OFFSET KRITIKON DEMIN NË STATUSIN E FUNDIT/ Ja si e mbron Bebe Rexha

Bebe Rexha është hedhur menjëherë në mbrojtje të këngëtares Demi Lovato, pas komentit mbi gjendjen e reperit 21 Savage. Lajmet e fundit thonë se reperi është duke rrezikuar të kthehet në vendin e lindjes, pasi akuzohet se leja e qëndrimit të tij ka mbaruar.

Demi Lovato ka reaguar ndaj këtyre lajmeve duke shkruajtur një koment në ‘Twitter’, i cili nuk është pritur shumë mirë. “Memet për 21 Savage janë gjëja më e bukur e ‘Super Bowl’”, është shprehur Demi. Reperi Offset ka qenë ai që ka reaguar menjëherë duke shkruajtur:

“Memet nuk janë aspak për të qeshur kur dikush është duke kaluar një kohë të vështirë. Jam duke u lutur për shokun tim, nuk ka asgjë për të qeshur. E gjithë familja e tij varen nga ai”. Pas kësaj kritike, Bebe Rexha ka reaguar sërish me një status në ‘Twitter’. “Për të gjithë ato që folën keq për Demi-n, jeni të neveritshëm.

Të sulmosh dikë që ka 6 muaj esëll për problemet personale në ‘Twitter’, është diçka e ulët”, ka shkruajtur Bebe. Mesa duket “sherri” midis këngëtarëve sa vjen dhe acarohet, por ende nuk ka asnjë përgjigje nga reperi apo Demi.