SAPO PUBLIKUAN KËNGËN “MAGDALENA”/ Ja çfarë thotë Tayna për Flor Mumajesin: Është një artist i fortë… – AlpeGossip
SAPO PUBLIKUAN KËNGËN “MAGDALENA”/ Ja çfarë thotë Tayna për Flor Mumajesin: Është një artist i fortë…

SAPO PUBLIKUAN KËNGËN “MAGDALENA”/ Ja çfarë thotë Tayna për Flor Mumajesin: Është një artist i fortë…

Tayna dhe Flori Mumajesi kishin paralajmëruar prej kohësh se shumë shpejt do të sillnin një bashkëpunim e parë mes tyre. Si fillim u tha se kënga do të vinte në ditën e Shën Valentinit, 14 shkurt. Mirëpo gjërat nuk shkuan sipas planit dhe kënga e shumëpritur u publikua ditën e sotme, që festohet edhe 13-vjetori i Pavarësisë së Kosovës.

Tayna dhe Flori Mumajesi sollën një superhit për dimrin, që mban titullin “Magdalena”. Në qendër të këngës është historia e një djali dhe një vajze, që jetuan një histori të fortë dashurie për një kohë shumë të shkurtër dhe që janë penduar se nuk janë më bashkë. Për pak orë kënga ka arritur mijëra shikime, mirëpo të gjithë jemi bërë kuriozë se si ka lindur ky bashkëpunim mes dyshes.

Në një intervistë për “AbcNews”, Tayna ka treguar se kënga është punuar nga Cricket që është edhe producenti i saj. Ndërsa sa i përket bashkëpunimit me Florin, ajo ka zbuluar se ka qenë e para që i ka bërë ftesën këngëtarit dhe ai ka pranuar menjëherë.

“Si ide për t’ja dërguar demon Florit ka qenë e imja dhe ai e ka pranuar pa hezitim”, ka deklaruar artistja.

Reperja nuk ka nguruar të shprehë hapur edhe vlerësimin për Flori Mumajesin.

“Flori është një artist i fortë edhe i respektuar në tregun tonë muzikor”, ka thënë Tayna.