SEKRETET E MODELES/ 7 gjëra që bën Emily Ratajkowski për një trup seksi – AlpeGossip
SEKRETET E MODELES/  7 gjëra që bën Emily Ratajkowski për një trup seksi

SEKRETET E MODELES/ 7 gjëra që bën Emily Ratajkowski për një trup seksi

Emily Ratajkowski është një nga modelet më seksi dhe i ka të gjitha asetet për t’u quajtur e tillë. Edhe pse e ka pranuar që është me fat për një metabolizëm të atillë, gjithsesi Emily punon fortë për të qenë gjithmonë në formë.

Përpos palestrës, modelja seksi kujdeset edhe për orët që duhet të pushojë dhe kohës që i kushton gjumit. Ajo ka 7 rregulla të artë të mënyrës së jetesës:

1.Për mëngjes ha gjithmonë një kek
Çdo mëngjes Emily Ratajkowski zgjedh gjithmonë një kek dhe kafe të zezë.

2.Përmbahet kur është përpara banketeve
“Dreka është zakonisht një sallatë ose një sanduiç (porosit këtu online). Nëse jam në punë atëherë porosis ushqim online”, ka thënë Emily për “Harper’s Bazaar.

 

Nëse dhe ju gjendeni në punë dhe e keni të pamundur të lëvizni, mjafton të shkarkoni aplikacionin SnapFood për iOS në App Store (kliko këtu) dhe për Android në Play Store (kliko këtu), për të mos patur më dilema se çfarë të hani apo ku të uleni, ose porosisni online në www.snapfood.al.

3.Por ajo di ta llastojë veten herë pas here.
Emily di të balancojë dëshirën për ëmbëlsira, me atë çfarë është vërtetë e shëndetshme për organizmin.

“Nuk jam lloji i vajzës që dëshiron patatina, por patjetër që e dua një kek herë pas here. Ose një kruasant në mëngjes”.

4.E dashuron mishin

Është ngrënëse e mishit dhe nuk ka frikë aspak, që ta përfshijë në dietën e saj ushqimore.

“Ju e dini, jam mishngrënëse. Nuk jam personi që do të preferonte të ushqehej shpesh me sallatë. Por dua ta balancojë dietën, që t’i japë trupit energji dhe të jem e shëndetshme”, është shprehur modelja.

5.Përpiqet gjithmonë të gjejë kohë për t’u ushtruar.

Në kohën e lirë i përkushtohet aktivitetit fizik, si joga apo të ecurit në natyrë.

6.Uji dhe gjumi janë çelësi i rutinës së saj.

“Para gjumit pi ujë dhe heq makijazhin”, pohon modelja.

7.Nuk e sforcon veten.
“Mendoj se është e rëndësishme t’i japësh vetes një pushim”, ka thënë Emily për “Elle”.

Lodhja e tepërt në një drejtim të caktuar, kthehet në dëm për organizmin