I DASHURI I PROPOZON PËR MARTESË GJATË FLUTURIMIT/ Stjuardesa humb vendin e punës (VIDEO) – AlpeGossip
I DASHURI I PROPOZON PËR MARTESË GJATË FLUTURIMIT/ Stjuardesa humb vendin e punës (VIDEO)

I DASHURI I PROPOZON PËR MARTESË GJATË FLUTURIMIT/ Stjuardesa humb vendin e punës (VIDEO)

Një situatë e pa zakontë i ka ndodhur një stjuardese e cila mori propozimin për martesë nga i dashuri kur ishte në orarin e punës në China Eastern Airlines. Ajo pas kësaj ka marrë një letër-njoftim ku thuhet se ajo nuk mund të vazhdojë më profesionin e saj.

Sipas Asia Un raporton “The Sun” afërsisht 30 minuta pas nisjes i dashuri i vajzës u ul në gjunjë në pjesën e përparme të avionit dhe i bëri asaj pyetjen emocionuese. Pasi ajo ka thënë “Po” çifti është përqafuar duke marrë edhe duartrokitjen e udhëtarëvë. Videoja është bërë shumë virale në You Tube.

Por pas kësaj stjuardesa ka humbur vendin e punë me motivin se ajo ka lënë pas dore sigurinë e udhëtarëve. Sipas kanalit 8 kompania ajrore shprehet se sjellja e saj shkaktoi trazira midis udhëtarëve dhe ishte diçka e papërgjegjshme për sigurinë e udhëtarëve.

Lajmi ka shkaktuar mjaft reagime në mediat sociale në Kinë ku disa shprehen se pushimi i saj nga puna është shumë ç’njerzor ndërsa të tjerë shkruajnë se trajtimi i “çështjeve private” gjatë orëve të punës është i gabuar.