Letra: Vajzës sime, më fal që s’të solla në jetë si fëmijët e tjerë – AlpeGossip
Letra: Vajzës sime, më fal që s’të solla në jetë si fëmijët e tjerë

Letra: Vajzës sime, më fal që s’të solla në jetë si fëmijët e tjerë

Interneti, të paktën versioni më i prekshëm, është kthyer në një shpatull të ngrohtë elektronike, por që e bën punën njësoj. Çdo ditë, me qindra njerëz na shkruajnë për një mendim të dytë a të dyzetë. Në ndihmë të atyre që kanë nevojë për përvojën kolektive të qindra mijëra lexuesve të Anabel, menduam t’i postojmë letrat tuaja në formën e artikujve. Në këtë mënyrë, edhe ju i gjeni më lehtë kur të gjendeni në të njëjtën vështirësi ndonjë ditë. Faleminderit që na shkruani e faleminderit që na lexoni.

Një ndjesi frike po ma copton trupin, po ma shkrin pak nga pak teksa shoh ditët që ikin dhe unë s’i jap dot kuptim. Teksa me ngrin zemra çdo ditë e më shumë, e ardhmja me duket si pus i errët ku po mbytem çdo ditë ngadalë, duart më janë mpirë e mendja më ka ndalur. Nuk po gjej asnjë rruge te hapur, të gjitha dyert janë mbyllur! Më duket kaq e padrejtë kjo jetë. Sa mizorisht po m’i kthen ditët në ferr! E humbur, kërkoj pa ndalim një zgjidhje që jetës t’i jap një shpresë të vogël. Nuk po jetoj asnjë minutë. Gjithçka ka ngrirë në mua.

Shikoj njerëz rreth meje gëzojnë, e une nuk marr dot nga gëzimi i tyre.  Dua të klith fort aq sa mundem që Zoti ta dëgjoj dhimbjen time, dhe të me ndihmoj t’i jap zgjidhje. Më fal e vogla ime nëse s’po të jap çfarë meriton.  Mami të do pafund, por unë dua të të shoh të shëndetshme.  Më copëtohet shpirti kur të shoh duke ecur këmba -dorazi edhe pse ke mbushur 4 -vjec. Sikur Zoti të bënte mrekulli!

Më fal që s’të solla në jetë si gjithë fëmijët e tjerë, por nuk është faji im edhe pse unë s’do ia fal kurrë vetes… Ndoshta Zoti më vuri në provë, por pse s’më sëmuri mua? Pse?  Ty, s’duhet të të prekte kurrë. E kam shpirtin copë për ty e vogla ime. Uroj që dashuria ime të të mjaftoj sado pak për të qenë e lumtur.