Kejvina Kthella ka dhënë një intervistë të shkurtër gjatë parakalimit në tapetin e kuq të finales së madhe të “Big Brother VIP 2”.
Gazetari Elios Shuli i bëri pyetjen e ‘famshme’ se si gjuajti Luiz Ejllin dhe modelja e njohur u përgjigj: “Ndodhi, iku, jemi këtu për ta mbështetur”.
Kthella u shpreh se Luizi e meriton patjetër fitoren, pasi ka dhënë shumë për këtë format.
Ndërsa e pyetur në lidhje me raportin me Krist Aliajn, modelja tha se ka qenë thjeshtë një shaka.
“Djalë shumë i mirë, meritonte të ishte në finale. Mund të jemi shokë”, shtoi ajo.
Ndërsa në lidhje me përjetimin e familjes së saj për çfarë ndodhi me të në BB VIP, Kejvina tha:
“Ka qenë goxha e shqetësuar dhe në merak, më kanë qëndruar shumë afër. Shumë të mërzitur, nuk ma kanë shprehur. I dua shumë”.