TEMPERATURA TË LARTA? 5 ide si ti kombinojmë xhinset në stinën e verës (FOTO) – AlpeGossip
TEMPERATURA TË LARTA? 5 ide si ti kombinojmë xhinset në stinën e verës (FOTO)

TEMPERATURA TË LARTA? 5 ide si ti kombinojmë xhinset në stinën e verës (FOTO)

Këtë verë nëse mendoni që gjëja e fundit që do të vishni janë xhinset, e keni gabim.

Shpesh figurat publike na tregojnë më të mirën e ngjyrave, stilit apo kombinimit prandaj më poshtë kemi përmbledhur 5 ide, që do ju bindin mos t’i hiqni xhinset nga garderoba, edhe pse temperaturat mund të jenë të larta.

Xhinset me të brendshme

Hailey Rhode Bieber is seen at the Levi's Party in the Desert on Saturday April 13 2019 in Indian Wells Calif.

Për ta bërë veshjen tuaj me xhinse më të sofistikuar mund të përdorni të brendshme (ato që quhen ndryshe lingerie) poshtë një këmishe apo xhakete xhins. Mund ta balanconi fare mirë me një palë atlete të sheshta.

Xhinse të bardha dhe një bluze të lidhur

Emily Ratajkowski is seen at the Levi's Party in the Desert on Saturday April 13 2019 in Indian Wells Calif.

Nëse po mendoni si të dukeni tërheqëse dhe sportive njëkohësisht, xhinset e bardha dhe një bluze e lidhur deri tek kërthiza do ju tregojë shumë të freskët. Printi leopard është shumë i preferuar.

 

Xhinse të shkurtra me bluza të ngjyrosura

Candice Huffine is seen at the Levi's Party in the Desert on Saturday April 13 2019 in Indian Wells Calif.

Këtu në Iconstyle.al  kemi folur shpesh për bluzat e ngjyrosura si një trend i momentit. Xhinset e shkurtra dhe me një palë atlele, do ju tregojnë më tërheqëse se kurrë më parë.

Kombinim me të kundërtën

Amandla Stenberg at the Levi's Party in the Desert on Saturday April 13 2019 in Indian Wells Calif.

Nëse vishni një pale xhinse të gjera, mund ta kombinoni me një bluze të ngushtë dhe anasjelltas. Ide e shkëlqyer nëse je shumë guximtar.

Xhinse dhe shumë ngjyra

Joan Smalls is seen at the Levi's Party in the Desert on Saturday April 13 2019 in Indian Wells Calif.

Një mënyrë tjetër si t’ia dilni që të bini në sy kur keni veshur xhise, është harmonia me ngjyrat. Në verë ngjyra neon tek çorapet apo bluza është super në modë.