“QEPE GOJËN”/ Plas sherri mes moderatores dhe reperit të njohur (FOTO) – AlpeGossip
“QEPE GOJËN”/ Plas sherri mes moderatores dhe reperit të njohur (FOTO)

“QEPE GOJËN”/ Plas sherri mes moderatores dhe reperit të njohur (FOTO)

Së fundmi, në të gjitha mediat është komentuar gjatë për sherrin mes moderatores së njohur të emisionit “The Wendy Williams Show”, me Wendy Williams dhe reperit Chris Brown.

Moderatorja së fundmi ka kritikuar në mes të emisionit këngëtarin e njohur për sjelljet e tij në koncertet dhe turnet që mbanë. Ajo ka thënë se Brown vonohet gjithmonë të vijë në skenë dhe se fansat janë zhgënjyer shumë herë prej tij.

Lidhur me këto deklarata ka reaguar së fundmi dhe Chris Brown i cili në një postim në ‘Instagram’ ka shpërthyer kundër moderatores e cila vetëm pak kohë më parë u divorcuar nga burri pas 20 vitesh.

“Ok Wendy. Unë nuk shfaqem vonë! Unë bëj çfarë të dua kështu që qepe gojën. Respektoje publikun. Kur je zemërthyer, jeton në hije. Pashë një kompliment në mes të fjalëve të këqija. Faleminderit”, shkruajti reperi me ironi duke ju referuar gjendjes së saj emocionale.