Ndërkohë që vazhdon betejën e saj kundër tumorit, ajo zgjodhi edhe të ndahet publikisht nga partneri. E kemi fjalën për gazetaren dhe moderatoren e famshme të programit italian: ” Le lene”, Nadia Toffa.
Toffa e ka bërë publike ndarjen me ndjekësit e saj ndërkohë që nuk ka komplekse të shpejgojë arsyet e një veprimi të tillë.
“ E lashë sepse kurrë nuk u kujtua kurrë për një kontroll. Kurrë nuk më shoqëroi në kimioterapi. Unë jam me ata të cilët kanë kohë për mua. Definitivisht”, shkruan Toffa në një postim në Instagram, duke akuzuar ish-të dashurin e saj se nuk ishte i afërt me të.
Shumë komente nga ndjekësit e Nadia-s, ishin kritika të drejtëpërdrejta ndaj saj, ndërkohë që nuk mungonin edhe mesazhet inkurajuese.
Nadia Toffa filloi të kishte problemet e para me shëndetin në dhjetor të vitit 2017. Pasi u zbulua që kishte tumor, në vazhdim Nadia do të ishte subjekt i kimioterapive dhe radioterapive.