E NJIHNI TË GJITHË/ Zbulohet e dashura modele e këngëtarit të hitit “Mike” John Shahu – AlpeGossip
E NJIHNI TË GJITHË/ Zbulohet e dashura modele e këngëtarit të hitit “Mike” John Shahu

E NJIHNI TË GJITHË/ Zbulohet e dashura modele e këngëtarit të hitit “Mike” John Shahu

Zëri i tij i ëmbël fitoi zemrat e të gjitha femrave kur u publikua hiti “Mike” në bashkëpunim me Elvana Gjatën dhe Ledri Vulën.

Por të dashura vajza, John Shahu e ka gjetur “miken” që i ka rrëmbyer zemrën dhe po jeton një romancë të re me një bjonde bukuroshe.

Burime për “Iconstyle.al”, bëjnë me dije se John Shahu është i lidhur me modelen 20-vjeçare Megli Haskaj.

Për të gjithë ju që nuk e njihni, Meglin e kemi parë videoklipin e këngës “Beautiful”, të Flori Mumajesit dhe Ledri Vulës

Bukuroshja bjonde ka mjaft foto me Ledrin në Instagram, sigurisht para bashkëpunimit të famshëm të tij me John Shahun.

Ajo ka qenë një ndër vajzat që është spikatur nga agjencia e modelingut, “ICONAgency”, para 3 vitesh, duke u përfshirë përmes agjencisë në projektet më rëndësi.

Por le të kthehemi pak te çifti! Dyshja është fotografuar bashkë në Tiranë, në disa foto që “iconstyle.al” ka siguruar së fundi.

Edhe pse larg, burimi konfirmoi për median tonë se bëhet fjalë për John Shahun dhe Megli Haskajn.

 

As Megli dhe as John nuk kanë publikuar foto të njëri-tjetrit në Instagram, edhe pse e ndjekin njëri-tjetrin.

View this post on Instagram

rosy cheeks on a sunny day . ☀️ #cheecky#selfie

A post shared by 🍯 Megël (@meglihaskaj) on