DISA TË SHTRIRË NË TOKË, DISA ME KOKË NË TAVOLINË/ Si kanë fjetur banorët në dhomën e dënimit (VIDEO) – AlpeGossip
DISA TË SHTRIRË NË TOKË, DISA ME KOKË NË TAVOLINË/ Si kanë fjetur banorët në dhomën e dënimit (VIDEO)

DISA TË SHTRIRË NË TOKË, DISA ME KOKË NË TAVOLINË/ Si kanë fjetur banorët në dhomën e dënimit (VIDEO)

Paraditen e djeshme, “Vëllai i Madh” vendosi që të gjithë banorët t’i dënojë duke i dërguar në dhomën e dënimit.

Banorët ishin paralajmëruar disa herë se zgjimi i tyre në mëngjes do të duhet të ndodhte menjëherë pas gongut, ndezjes së dritave dhe fillimit të muzikës.

Por kjo gjë nuk është respektuar për të disatën herë dhe për këtë “Vëllai i Madh” ka ndërmarrë masat e nevojshme. Të gjithë banorët, pa asnjë përjashtim, u është dashur që të qëndrojnë për një afat të pacaktuar në dhomën e dënimit.

Ky dënim nuk është pritur aspak mirë nga disa banorë, të cilët mendojnë se janë zgjuar në orar dhe nuk e kanë thyer aspak këtë rregull të vendosur nga “Vëllai i Madh”.

Por pavarësisht kësaj, ata ishin të detyruar që të qëndronin aty dhe shumë prej tyre ishin të shqetësuar edhe si do flinin, pasi është një dhomë e vogël me pa asnjë shtrat.

Sigurisht që kanë gjetur një mënyrë për të fjetur, ku disa janë shtrirë në dyshime, disa në divane dhe kolltuk e një tjetër ka fjetur me kokë në tavolinë.

Për më shumë shikoni videon e mëposhtme: