Flori Mumajesi, ka qenë gjithmonë i rezervuar për jetën e tij private, por sërish kjo pjesë nuk ka mbetur pa u komentuar në media. Dhe ja sot, një postim i Florit ka bërë të përflitet në media se këngëtari do të bëhet baba.
Flori ka postuar një imazh ku shihet një souvenir druri që ka të gdhendur një vogëlush teksa fle.
Këngëtari e ka shoqëruar këtë imazh me një ’emoji’ zemër dhe kjo bëri që të aludohet se Flori po bëhet baba për herë të parë.
Sesa të vërteta janë këto thashetheme nuk e dimë prandaj presim të mësojmë ç’do thotë vetë artisti.