Pas ndarjes së bujshme të balerinës Klaudia Pepa me koreografin Albi Nako, filloi të përhapej me shpejtësi të madhe lajmi se Albi ishte në krahët e një tjetër balerine, Alba Hoxhës.
Ata u fotografuan shpesh në të njëjtat vende së bashku, megjithatë ende nuk kanë dhënë një konfirmim për lidhjen e tyre. Të shumta kanë qenë komentet për marrëdhënien e Albit me Klaudian pas ndarjes, mirëpo një veprim i Albit dhe të dashurës së tij të re, i ka habitur të gjithë fansat.
Megjithëse të ndarë, duket se Albi dhe Alba e mbështesin balerinën. Së fundmi, në foton e Klaudias të publikuar në profilin e saj në Instagram, ish-bashkëshorti dhe e dashura e tij e re, Alba, kanë tërhequr vëmendjen e të gjithëve kur i kanë dhënë like postimit të Klaudias, duke treguar se mes tyre ka mbetur respekt.