MENDUAM SE KISHTE SHKUAR ME PUSHIME/ Ja çfarë po përgatit Ardian Bujupi në Dubai (FOTO) – AlpeGossip
MENDUAM SE KISHTE SHKUAR ME PUSHIME/ Ja çfarë po përgatit Ardian Bujupi në Dubai (FOTO)

MENDUAM SE KISHTE SHKUAR ME PUSHIME/ Ja çfarë po përgatit Ardian Bujupi në Dubai (FOTO)

Gjatë 2020 këngëtari Ardian Bujupi ka qenë shumë aktiv me muzikë, duke prodhuar hite njëri pas tjetrit. Madje një nga këngët më të dëgjuara të verës mban vulën e tij. E kemi fjalën për këngën “Panorama” që ai solli në bashkëpunim me Xhensila Myrtezajn.

Projekti i fundit i tij mban titullin “Nur noch einmal”, një këngë e gjitha në gjermanisht. “Vetëm edhe një herë” thotë reperi në këtë këngë ku vjen solo, pas disa bashkëpunimesh.

Është kjo kënga e fmashme për të cilën Ardian Bujupi na bëri për ujë të ftohtë disa ditë më parë kur publikoi një video ku shihej i plagosur nga një aksident rrugor. Më pas ai shpjegoi se ishte e gjitha për hir të klipit!

Për festat e funditvitit Ardiani ishte në Dubai ku kaloi disa ditë të mira pushimesh, sigurisht të merituara pas një viti të lodhshëm dhe shumë produktiv.

Por, duket se pushimet e tij nuk kanë zgjatur shumë pasi këngëtari ka nisur xhirimet e këngës së re. Ai ka ndarë një foto me fansat në Instastory ku shihet në sheshxhirim, teksa ende nuk ka detaje rreth këtij projekti që pritet të lançohet së shpejti.

Ai ka ndarë edhe në Instagramin e tij disa foto të shkëputura nga videoklipi, i cili me siguri do jetë flakë si përherë.