1 VIT PAS DASMËS MADHËSHTORE/ Meghan dhe Harry publikojnë prapaskenat dhe paska për të qarë akoma – AlpeGossip
1 VIT PAS DASMËS MADHËSHTORE/ Meghan dhe Harry publikojnë prapaskenat dhe paska për të qarë akoma

1 VIT PAS DASMËS MADHËSHTORE/ Meghan dhe Harry publikojnë prapaskenat dhe paska për të qarë akoma

Dasma e Meghan Markle me princin Harry në maj të vitit të kaluar, ishte plot momente prekëse, veçanërisht kur dhëndri pa për herë të parë nusen në altar.

Një vit më vonë, çifti tashmë prindër të një djali- Archie-t- publikuan një fotomontazh me momente të papublikuara nga prapaskenat, përfshirë një moment mes mamasë së nuses- Doria- dhe Meghan Markle, të lumtura si asnjëherë më parë në ditën më të rëndësishme të jetës.

 

Videoja u publikua edhe në Instagram-in zyrtar të Dukës dhe Dukeshës së Sussex-it, bashkë me një shpjegim për këngën e zgjedhur nga vetë çifti për ceremoninë.

“Gëzuar 1-vjetorin e martesës Lartmadhërive të Tyre, Duka dhe Dukesha e Sussex-it!”

“Kënga e përzgjedhur, “This Little Light of Mine”, u përzgjodh nga vetë çifti për ceremoninë e betimeve. Urojmë që ta shijoni rijetimin e këtij momenti, duke parë disa foto nga prapaskenat e kësaj dite të veçantë.”

Në 19 maj të vitit të kaluar, Meghan Markle dhe Princi Harry u shpallën burrë e grua në Kishën e Shën George-it. Ceremonia u ndoq nga rreth 29 milion njerëz në 15 televizione të vendeve të ndryshme të botës.

View this post on Instagram

Happy one year anniversary to Their Royal Highnesses, The Duke and Duchess of Sussex! Today marks the one year anniversary of the wedding of The Duke and Duchess of Sussex. Their Royal Highnesses exchanged vows at St George’s Chapel within the grounds of Windsor Castle on May 19th, 2018. The selected song “This Little Light of Mine” was chosen by the couple for their recessional. We hope you enjoy reliving this moment, and seeing some behind the scenes photos from this special day. A message from The Duke & Duchess: Thank you for all of the love and support from so many of you around the world. Each of you made this day even more meaningful. Photo credit: Chris Allerton/Joe Short (B&W); PA (color) ©️SussexRoyal (B&W images and video)

A post shared by The Duke and Duchess of Sussex (@sussexroyal) on

Ndër momentet më të paharrueshme qe pritja plot emocione e princit Harry para se Meghan Markle të hynte brenda për të ecur drejt altarit.