DEDIKIMI PËR VAJZËN E PËRLOTI NË STUDIO/ Çfarë pa në ëndërr Xhensila para se të lindte Ajkën (VIDEO) – AlpeGossip
DEDIKIMI PËR VAJZËN E PËRLOTI NË STUDIO/ Çfarë pa në ëndërr Xhensila para se të lindte Ajkën (VIDEO)

DEDIKIMI PËR VAJZËN E PËRLOTI NË STUDIO/ Çfarë pa në ëndërr Xhensila para se të lindte Ajkën (VIDEO)

Këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj ka qenë e ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Në kurthin e Piter Pan”.

Xhensila iu përgjigj pyetjeve ngacmuese të vogëlushëve, ndërsa ka rrëfyer edhe arsyen se përse ia vendosi vajzës emrin Ajka dhe se çfarë ka parë ajo në ëndërr para se të sillte në jetë vajzën.

“Do rrëfej diçka që mua më ka ndodhur. Emri Ajka mua më është shfaqur në ëndërr përpara se të merrja vesh edhe gjininë e vajzës. Kështu që nga ai moment u vendos emri Ajka. Ishte dhe shpjegimi madje brenda ëndrrës. Prandaj unë them që Ai lart i ka skenaret shumë të qarta”, është shprehur Xhensila Myrtezaj.

E ndërsa flet për vajzën e saj, Xhensila nuk mund t’i mbajë lotët, sidomos kur moderatorja Alketa Vejsiu i vuri të lexonte një dedikim që ajo ia kishte bërë vajzës në 1-vjetorin e lindjes.

“Për nektarin e jetës time, bija ime, mbrëmë e kisha të pamundur të flija, e mezi prisja të hapje sytë e ëmbël. E ndjej akoma aromën dhe faqet e ngrohta të tuat kur të sollën tek unë. Ma ngrohën shpirtin si askush më parë në jetë, ndjesia hyjnore. Ditëlindja jote, dita më e bukur e jetës time. Lutja ime, me ty njoha edhe më shumë Zotin, kuptova se sa shumë dashuri dhe dhembshuri ndjen ai për ne. Ti solle lutjen, lutem për ty sa hap sytë, e gjumi më zë duke falënderuar Zotin për mrekullinë që na solli në jetë. Nuk të dhuruam ne jetën, ti na dhe botën.

Ne të dyja kemi qëndruar 24 orë bashkë, kemi qeshur, kemi kërcyer, kemi qarë të dyja kur ti ke bërë vaksinat, kur të dhimbte barku, e tani që po të dalin kicat(dhëmbët), kemi eksploruar botën bashkë përreth, nuk po mëson ti nga unë, unë po mësoj nga ty, po e shoh botën vetëm nga sytë e tu, dhe e di sa shumë ngjyra, pastërti, gëzim, po shohin sytë e mi tani? Na presin dhe shumë vite për të mësuar nga njëra-tjetra, shoqja, motra, bija ime. Ne ja dolëm zonjushë Ajka, të përjetojmë më të bukurin vit me plot sfida, e mësime. Ti ke fuqinë, ti më ndryshove mua dhe jetën time përgjithmonë. Mos e harro kurrë, kurrë mos ndjej frikë, kur ti të kalosh përmes ujërave mami do jetë me ty. Në fillim unë dhe babi kishim njëri-tjetrin, tani kemi gjithçka. Ajka, ëndrra jonë e bërë realitet”, ishte dedikimi i Xhensilës për vajzën e saj.

VIDEO: