‘PO TË KISHA SOT MUNDËSI, NUK DO E ZGJIDHJA”/ Rezarta habit me rrëfimin e saj (FOTO) – AlpeGossip
‘PO TË KISHA SOT MUNDËSI, NUK DO E ZGJIDHJA”/ Rezarta habit me rrëfimin e saj (FOTO)

‘PO TË KISHA SOT MUNDËSI, NUK DO E ZGJIDHJA”/ Rezarta habit me rrëfimin e saj (FOTO)

Këngëtarja e njohur Rezarta Shkurta ndonëse prej vitesh është larguar nga muzika dhe i është dedikuar biznesit dhe familjes, vazhdon ende të jetë shumë aktive dhe e komentuar në media.

Jeta e saj private dhe sidomos martesa me Ermal Hoxhën ka  marrë vëmendjen e të gjithëve. Së fundmi, Rezarta ka vendosur t’i kthejë përgjigje fansave të saj në Instagram, dhe njëra prej tyre e ka pyetur Rezartën se sa e vështirë është të jesh ajo.

“Shumë pyetje e bukur dhe  e vështirë për tu shpjeguar në një faqe të vogël Instagrami. Unë zgjodha të jem personazh, në një moshë fare të re 17 18 vjeç. Atëherë më dukej shumë interesante të isha në botën e televizionit. Po të kisha sot mundësi zgjedhje, sigurisht që nuk do  e zgjidhja këtë rrugë. Privatësia është e shtrenjtë dhe unë nuk e kam luksin ta kem. Përjashto avantazhet që mund të të sjell në një Shqipëri të vogël, përqindja e problemeve ka qenë më e lartë. Përveç Rezarta Shkurtës paralel unë jam dhe vogëlushja e dy prindërve , që pas çdo shkrimesh negative të cilat nuk kanë qenë pak janë lënduar.”, përfundon ajo.