Këngëtarja shumë e dashur për publikun Silva Gunbardhi dhe bashkëshorti i saj Dafi siç dihet katër vjet më parë u bënë prindër për herë të parë të një djali që i vendosën emrin Dalvin. Ata janë treguar të rezervuar dhe rrallëherë kanë publikuar foto me vogëlushin.
Mirëpo, ditën e sotme me rastin e ditëlindjes së tij, Silva ka publikuar një foto të Dalvit ku shihet se sa shumë është rritur. Dalvi mbush 4 vjeç dhe nëna e tij e ka uruar me fjalët më të ndjera.
“Si sot katër vite më parë prisja me padurim të të kisha në krahë. Gëzuar ditëlindjen djali im”, shkruan këngëtarja pranë fotos së vogëlushit.