Propozimi magjik dhe dedikimi i veçantë: Supermodelja e “Victoria Secret” tha PO – AlpeGossip
Propozimi magjik dhe dedikimi i veçantë: Supermodelja e “Victoria Secret” tha PO

Propozimi magjik dhe dedikimi i veçantë: Supermodelja e “Victoria Secret” tha PO

Supermodelja Karlie Kloss është fejuar. Në një postim në profilin e saj në “Instagram”, Karlie zbuloi se i kishte thënë “PO” propozimit të dashurit të saj Joshua Kushner, për t’u martuar.

“Të dua aq shumë sa nuk kam fjalë për ta përshkruar. Josh, ti je miku im më i mirë dhe shpirti im binjak. Mezi pres përjetësinë me ty. “Po” një million herë” – shkruante krahas fotos ku shfaqej duke përqafuar Joshuan.

I dashuri i modeles së “Victoria Secret” i kishte propozuar disa javë më parë në New York. Më pas, ata ishin nisur për të festuar në Itali, ku po shijojnë edhe pushimet intime.