Televizioni ‘Klan’ rrëmben Rudina Dembacajn: Zbulohet emisioni i ri i moderatores (FOTO) – AlpeGossip
Televizioni ‘Klan’ rrëmben Rudina Dembacajn: Zbulohet emisioni i ri i moderatores (FOTO)

Televizioni ‘Klan’ rrëmben Rudina Dembacajn: Zbulohet emisioni i ri i moderatores (FOTO)

Aktoren e humorit Rudina Dembacaj, prej disa kohësh e kemi parë në rolin e moderatores në emisionin “Mos i fol shoferit”.

Mirëpo, Dembacajn së shpejti do ta shohim në një tjetër rol dhe tashmë duket se është rekrutuar nga televizioni “Klan”.

Siç kanë bërë të ditur moderatorët e emisionit “Chaud Patate” në radion “NRG”, Dembacaj do të jetë çdo të hënë përkrah moderatores Alketa Vejsiu në emisionin “Në kurthin e Piter Pan”.

Sipas tyre, krahas të ftuarve që do të ndryshojnë çdo javë, emisioni do të ketë edhe personazhe fikse që do të ndihmojnë fëmijët të ngacmojnë personazhet e ftuar në studio. Një prej tyre duket se do të jetë edhe moderatorja e njohur.