“NUK DUA TË BËJ DIÇKA MË TË TURPSHME…”/ Tani kërkon të dalë: Nuk reaguam… – AlpeGossip
“NUK DUA TË BËJ DIÇKA MË TË TURPSHME…”/ Tani kërkon të dalë: Nuk reaguam…

“NUK DUA TË BËJ DIÇKA MË TË TURPSHME…”/ Tani kërkon të dalë: Nuk reaguam…

Mbrëmja e djeshme ka qenë paksa e tensionuar për banorët e “Big Brother VIP2”. Në shtëpinë më të famshme në Shqipëri ka pasur debate të shumta, ku njëri kishte si protagonist Luiz Ejllin dhe Valbona Memën.

Gjithçka nisi kur këngëtarja e njohur votoi Olta Gixharin si lidere të shtëpisë. Kjo gjë nuk është pritur mirë nga Luizi, i cili vazhdimisht e ka pyetur se pse bëri këtë zgjedhje, duke e ditur se lideri kishte një avantazh në lojë më pas.

Si pasojë, Valbona nuk është ndjerë aspak mirë dhe i ka thënë këngëtarit se ‘është personi i fundit që mund të godisja në këtë shtëpi’.

Nga ana tjetër, Ejlli e këshilloi Valbonën se duhej të thoshte “votova se kështu ma dha truri”, e kështu tregon se nuk është me Luizin dhe Oltën.

Duke parë Valbonën duke qarë dhe askush nuk ka reaguar, Tan Brahimi nuk është ndjerë mirë, e si pasojë mori vendimin që të dilte nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

“Nuk bëj burrëri, thjesht mendoj nuk mund të bëj gjë më të turpshme se ajo që bëra. Kaq. Duhej me reaguar, me thënë mbylleni këtë muhabet, e sqaroni në vete. Nuk u mbyll se qau ajo. Ne duke e parë duke qarë, ti duke e pyetur”, tha aktori i humorit.