AJO ÇFARË DUHET TË SHOHIM/ Kjo influencuese nuk i editon fare – po fare – fotot në Instagram – AlpeGossip
AJO ÇFARË DUHET TË SHOHIM/ Kjo influencuese nuk i editon fare – po fare –  fotot në Instagram

AJO ÇFARË DUHET TË SHOHIM/ Kjo influencuese nuk i editon fare – po fare – fotot në Instagram

Besojmë njiheni me fotot me bikini të modeleve të Instagramit. Shohim aq shumë nga mëngjesi deri në mbrëmje sa sytë na janë mësuar me të pasme të kërcyera, gjoks të ngritur dhe bark të sheshtë. Çdo gjë tjetër është prag të papranueshmes.

Prandaj, influencerja nga Sydney, Ariella Nyssa, iu bashkua Instagramit për t’iu treguar ndjekësve se si duket një njeri normal, pa pozuar, pa edituar fotot. Në tetor të këtij viti, Ariella shkroi: “Plot netë mblidhesha si fëmijë dhe qaja ngaqë ndihesha keq për mënyrën si dukesha. I dhashë fund dietave, urisë, fajit kur nuk shkoja në palestër dhe më e rëndësishmja, i dhashë fund urrejtjes për veten.”

Që nga ai moment, ajo e ka përdorur platoformën e saj për të shpërndarë një mesazh. Ajo i nxit ndjekësit ta pranojnë veten si janë. “Pavarësisht këndit, masës, dhjamit, lëkurës, barkut apo celulitit. Pavarësisht fytyrës,” thotë Ariella.

Seksionet e komenteve të postimeve të saj janë të tejmbushura me mesazhe pozitive. E quajnë frymëzim dhe thonë se i ka ndihmuar ta duan veten e të kenë shëndet më të mirë mendor.

Në shtator, Ariella hapi një tjetër Instagram ku poston foto të njerëzve të zakonshëm që kanë bërë paqe me mënyrën si duken.