”13 KG MAKE UP…”/ Komentet pikante të ditës, ja si fansat thumbojnë VIP-at (FOTO) – AlpeGossip
”13 KG MAKE UP…”/ Komentet pikante të ditës, ja si fansat thumbojnë VIP-at (FOTO)

”13 KG MAKE UP…”/ Komentet pikante të ditës, ja si fansat thumbojnë VIP-at (FOTO)

Edhe për ditën e sotme ashtu siç është bërë tashmë traditë, AlpeNews.al do t’ju njohi me komentet më pikante të ditës.

Fansat “sy mprehtë” janë të aftë të kapin çdo detaj apo të analizojnë të jetës së tyre duke servirur kështu thashetheme në rrjete sociale.

Më poshtë do të shihni komentet pikante të ditës: 

Tayna një nga femrat më të pëlqyera e të komentuara të showbiz-t shqipar ditën e djeshme ka postuar një foto të sajën teksa duket e lyer dhe e krehur shumë bukur. Pra e kuruar në çdo detaj.

Teksa pjesa më e madhe e komentuesëve përfshirë këtu dhe emrat të tjerë të njohur të ekranit shqiptar e komplimentonin për mënyrën se si dukej, një ndjekës nuk ndante të njejtin mendim me ta mesa duket.

Ai shprehet si i bezdisur nga fakti që Tayna ka vendosur në fytyrë 13kg makeup.

Wow edhe e paska peshuar!

Ilda Bejleri këto kohë ka postuar shumë foto teksa duket duke shijuar pushimet e saj verore. Pasi qëndroi në Mykonos, moderatorja ka zgjedhur të pushojë dhe në plazhet e jugut të Shqipërisë.

Një ditë më parë ajo postoi një foto në një na plazhet tona dhe e kishte shoqëruar me përshkrimin ”Shqipëria e bukur”.

Mesa duket dhe pse Ilda ka pozuar shumë seksi, një komentues nuk e ka patur mendjen tek ajo, madje nuk ka qenë aspak i impresionuar as nga përshkrimi i fotos sepse e ironizon që pasi kaloi pushimet 1 muaj në Mykonos tani kujtohet për Shqipërinë e bukur.

Ermal Mamaqi ditën e sotme ka postuar një sekuencë nga filmi që ai po xhiron momentalisht ” I Love Tropoja”. 

Moderatori ka postuar një video të Encës teksa dukej duke aktruar për filmin. Teksa pjesa më e madhe e komentuesëve kanë komplimentuar Encën për aftësitë e aktrimit, disa kanë patur dyshime për zhanerin dhepërmbajtjen e filmit…

/AlpeGossip.al