Çifti i njohur i showbizit Ermal Mamaqi dhe Amarda Toska prej disa ditësh kanë nisur pushimet. Ata kanë zgjedhur Turqinë për të kaluar disa ditë relaksi larg punës dhe zhurmës së Tiranës.
Ami dhe Ermali kanë publikuar vazhdimisht foto dhe video nga vendi përrallor ku po pushojnë duke ndarë kështu çdo moment me ndjekësit e tyre.
Pak minuta më parë, Ami ka shkrirë së qeshuri të gjithë fansat me një foto të publikuar në ‘Instastory’. Në të moderatorja shihet në pishinë teksa i ka kërkuar bashkëshortit të saj që t’i bëjë një foto.
Mirëpo, rezultati nuk ka qenë aspak siç e priste. “Kur i thua burrit të të bëjë foto”, ka shkruar Ami pranë fotos ku shihet që Ermali ka kapur këmbën e tij dhe jo Amin e cila po pozonte.