DONI QË PARFUMI T’JU NDIHET MË GJATË? Tani e keni zgjidhjen e këtij problemi – AlpeGossip
DONI QË PARFUMI T’JU NDIHET MË GJATË? Tani e keni zgjidhjen e këtij problemi

DONI QË PARFUMI T’JU NDIHET MË GJATË? Tani e keni zgjidhjen e këtij problemi

Me këtë vapë është shumë e thjeshtë të djerësitemi edhe nëse sapo kemi dalë nga dushi. Ndërkohë që antidjersa na ndihmon të parandalojmë aromat aspak të këndshme, parfumi i preferuar mbetet pjesa më interesante! Sepse nuk duam thjesht të jemi të pastër, duam të biem erë të mirë!

Duam gjithashtu që era e mirë të zgjasë shumë, shumë, shumë…Por si?! Sekreti janë vendet e trupit në të cilat parfumi zgjat për orë e orë të tëra.

1- Në flokë

Ose zgjidhni ta spërkasni parfumin mbi flokë ose më idealja aplikojeni në furçën e flokëve kështu përhapja do të jetë më e barabartë.

2- Prapa veshëve

Zonat pas veshit janë cilësuar gjithmonë si më të mirat sepse aty venat janë shumë afër me lëkurën ndaj e përmbajnë më mirë aromën. Aplikimi i parfumit pas veshit ju jep rezultatin e duhur në krahasim me pjesët e tjera të trupit. Nëse vendosni bizhuteri spërkatjen bëjeni pas qafe për të mos dëmtuar vathët apo varësen.

3- Në fund të kurrizit, afër fundshpinës

Kjo mund të duket e çuditshme por ekspertët e aromave këmbëngulin se kjo pjesë e trupit bën balancimin perfekt mes pasjes së një arome sa më gjatë dhe për të ‘çmendur’ ata që janë rreth e rrotull jush. Lëvizjet tuaja natyrale do të bëjnë që përhapja e parfumit përmes ajrit të jetë efiçente dhe parfumi juaj reziston më gjatë.

4- Brenda bërrylave

Një tjetër pjesë ideale për hedhjen e parfumin është pjesa brenda bërrylave. Mos harroni që krahët duhet të jenë të thatë përpara se të spërkasni parfumin (Kjo vlen edhe për pjesët e tjera të trupit).

5- Prapa gjunjëve

Ju duhet të aplikoni parfumin edhe në në gjysmën e poshtme të trupit tuaj ndaj pjesa pas gjunjëve është ideale për ketë.

6- Në kërthizë

Kjo është një hile që e kemi mësuar nga Liv Tyler dhe që funksionon vërtetë. Hidheni fillimisht pasfumin në gishta dhe më pas aplikojeni në kërthizën tuaj.