E MARTUAR PREJ 30 VITESH/ Ja arsyeja pse kjo grua nuk lë dot as burrin por as të dashurin – AlpeGossip
E MARTUAR PREJ 30 VITESH/ Ja arsyeja pse kjo grua nuk lë dot as burrin por as të dashurin

E MARTUAR PREJ 30 VITESH/ Ja arsyeja pse kjo grua nuk lë dot as burrin por as të dashurin

U zgjova ditën e përvjetorit të tridhjetë të martesës sime dhe bëra dashuri me burrin e pashëm përkrah meje. Sytë e tij shkëlqejnë dhe e adhuroj aromën që mban në mëngjes. E adhuroj mënyrën si lëviz ijet dhe trupin e tij të tonifikuar ngjeshur me timin.

Atë mëngjes, bashkëshorti im u zgjua i vetëm në shtratin tonë. Prej tre vitesh, përjetoj një lidhje jashtëmartesore. I dashuri im është gjithashtu i martuar, edhe pse ndaloi së fjeturi me gruan e tij dy vjet më parë. Unë vazhdoj të bëj seks me burrin, por është më tepër si punë, si një ekzaminim gjinekologjik.

E bëj për të ruajtur paqen mes nesh. Mendoj se nëse ndalojmë së bëri seks, martesës sonë do t’i vijë fundi dhe s’ndihem gati. Jam ende e varur financiarisht dhe më tremb jeta vetëm pas 30 vitesh e martuar.

Kështu që, vendosa të kërkoj për një partner që i përmbush nevojat e mia seksuale pa i bërë të duken si një punë a si një detyrim, një partner që më karikon me energji.

E njoha të dashurin tim në një faqe online posaçërisht për këtë punë. Dalim për darkë bashkë, ecim gjatë, flasim për gjithçka dhe bëjmë seks të mirë. Më pas iu rikthehemi jetëve tona. S’qe kurrë në planet tona të binim në dashuri me njëri-tjetrin; thjesht donim të kalonim periudhat e vështira që po hasnim në martesat tona respektive.

Flasim shpesh për sa mirë do të ishte sikur të kalonim më shumë kohë bashkë, sa mirë do të ishte sikur të mos gënjenim më. Për fat të keq, nëse do të ndahesha nga bashkëshorti im, edhe lidhja me të dashurin do të merrte fund. Balanca që kemi tani do të reshte së ekzistuari.

Shkruar nga një grua anonime për The Guardian