“E kam thënë kaq shpesh, do të vdes!” Avicii e parashikoi fundin tragjik – AlpeGossip
“E kam thënë kaq shpesh, do të vdes!” Avicii e parashikoi fundin tragjik

“E kam thënë kaq shpesh, do të vdes!” Avicii e parashikoi fundin tragjik

DJ-i suedez Avicii, i cili ndërroi jetë javën e kaluar, kishte paralajmëruar në mënyrë të përsëritur menaxherët se, turneu i tij plot tensione do ta vriste, zbulon një dokumentar i ri.

Avicii, emri i vërtetë i të cilit ishte Tim Bergling, u gjet i vdekur në qytetin e Muscat, Oman, në moshën 28-vjeçare.

Në dokumentarin e fundit “Avicii: True Stories”, vetë muzikanti i ri thotë se do të vdesë nëse nuk ndalon së performuari.

Dokumentari u publikua në tetor të vitit të kaluar dhe ndërsa u publikua në fillim të këtij muaji, duket se është tërhequr nga transmetimi pas vdekjes së tij.

Realizuesi i dokumentarit, Levan Tsikurishvili, një mik i Avicii-t, filmoi artistin për 4 vite, duke shkruar për ngjitjen e tij drejt suksesit dhe famës.

Dokumentari gjithashtu filmon Avicii-n gjatë marsit 2016, pasi vendosi të largohej nga performancat e tij live.

Ai u jep meanxherëve dhe bashkëpunëtorëve të biznesit lajmin se do të heqë dorë nga turnetë, para se t’ia jepte lajmin botës.

Pas vdekjes së tij, bëhet e qartë sesa presion kishte DJ-i i ri suedez, që të vazhdonte të performonte pavarësisht shëndetit mendor dhe një beteje me abuzimin me alkoolin.

“Kur vendosa të ndaloja, prisja diçka krejt tjetër. Kam pritur mbështetje, duke marrë parasysh gjithçka që kam kaluar. Kam qenë shumë i hapur me të gjithë me të cilët punoja dhe të gjithë ata që më njohin. Të gjithë e dinë se unë kam pasur ankth dhe se jam përpjekur. Nuk prisja që njerëzit të më bënin presion për të bërë më shumë koncerte. Ata kanë parë sa sëmurë që ndihesha duke e bërë këtë”, shprehej Avicii në dokumentar.

Në vitin 2014, ai u shtrua në spital dhe u detyrua të hiqte fshikëzën e tëmthit dhe apendicitin.

Ai thotë në dokumentarin: “U kam thënë atyre: Nuk do të jem në gjendje për të performuar më. U kam thënë, do të vdes. U kam thënë kaq herë. Dhe kështu që nuk dua të dëgjoj më se duhet të bëj koncerte të tjera”.