“KUJTIME NGA DITËT ME COVID”/ Pas kaq shumë kohësh, Eno poston FOTON e rrallë me të bijën – AlpeGossip
“KUJTIME NGA DITËT ME COVID”/ Pas kaq shumë kohësh, Eno poston FOTON e rrallë me të bijën

“KUJTIME NGA DITËT ME COVID”/ Pas kaq shumë kohësh, Eno poston FOTON e rrallë me të bijën

E kur kanë kaluar kaq shumë muaj, më në fund Eno ka postuar një tjetër foto me të voglën e tij, e cila tashmë është bërë një zonjushë e bukur e adhurueshme.

Babë e bijë shihen në një ambient të mbyllur krah njëri-tjetrit, teksa Livi duket se është rritur shumë nga fotoja e fundit që moderatori ka postuar në Instagram.

Kujtime nga ditët me Covid”-ka shkruar ai.

 

Ndërkohë, Eno këtë sezon të ri ka ardhur me një emision radiofonik në TAR, të titulluar “Filloje nga Zero” – “Dilema Sociale”.

Mes intervistave dhe monologjeve, Eno do të përplasë ide dhe opinione, do të shpërfaqë të vërteta e thyejë mite e teori konspirative dhe mbi të gjithë shoqërojë dëgjuesin me atë që i mungon gjithmonë e më tepër sot, media cilësore dhe frymëzuese.

Nën moton “Filloje nga Zero” – “Dilema Sociale” do të ketë mision të bëjë dëgjuesin të mendojë dhe të mos ndihet i vetëm në botën e miqësisë virtuale, Pandemive Globale, rrënimit të Demokracisë dhe sfidave të tilla të ngjashme.