“Kam kohë për femra, jo për lidhje!” Kush është reperi shqiptar që s’do NJË të dashur në krah – AlpeGossip
“Kam kohë për femra, jo për lidhje!” Kush është reperi shqiptar që s’do NJË të dashur në krah

“Kam kohë për femra, jo për lidhje!” Kush është reperi shqiptar që s’do NJË të dashur në krah

Videot e dhunshme të tij, tronditën rrjetet sociale pak kohë më parë. E megjithatë reperi Fero mendon se “duhet të krenohesh që po jeton në kohën e tij”.

 

Në një intervistë për emisionin “Jo vetëm modë”, reperi u pyet sesi ka mundësi që ka fituar kaq popullaritet dhe fansa të rinj:

“Jam treguar i sinqertë dhe nuk jam munduar të fshihem”, u shpreh ai duke lajmëruar se është duke punuar intensivisht me disa projekte të reja.

Sa i përket jetës private, Fero tha se nuk i pëlqejnë lidhjet pasi në një të tillë ndihet si në burg:

 

“Kam kohë për goca por s’kam kohë për lidhje. Jam pa një femër sepse preferoj mos jem në burg”.

Megjithatë, edhe pse 21 vjeç ai nuk e mohoi dëshirën për familje dhe për të pasur një djalë, por sigurisht këtë ia lë të ardhmes:

“Kam qejf të kem një djalë se djali im duhet ta vazhdoje atë që bëj unë”.