Kush e ka thyer zemrën e Ylli Limanit? Këngëtari shqiptar vazhdon të… (VIDEO) – AlpeGossip
Kush e ka thyer zemrën e Ylli Limanit? Këngëtari shqiptar vazhdon të… (VIDEO)

Kush e ka thyer zemrën e Ylli Limanit? Këngëtari shqiptar vazhdon të… (VIDEO)

Këngëtari nga Kosova është padyshim një ndër artistët më IN të momentit me zërin e tij të veçantë, lehtësisht të identifikueshëm. Pas debutimit të suksesshëm në “The Voice of Albania 1”, Ylli ka qenë pjesë e muzikës së momentit me këngët e tij, kryesisht balada.

Vetëm pak orë më parë, këngëtari Dani dhe Ylli Limani sollën bashkëpunimin e tyre me këngën “S’ka dashni”, një baladë dashurie me ritme verore. Në tekst, të dy i këndojnë humbjes së dashurisë. “Si jeton ti larg/ Se unë jetoj me gjysmë jetë/ Lumturinë e ndanim bashkë/ E tash veç dhimbja më ka mbet’”, këndon artisti i ri.

Por vetëm 16 ditë më parë, Ylli sollli një tjetër këngë, “A ja ka vlejt”, ku i drejtohej dashurisë së zemrës kështu: “Kallxom a ja ka vlejt që ma nuk jena bashk’…”

Balada u prit shumë mirë nga publiku, e cila ka arritur rreth 800 mijë klikime në YouTube.

Artisti i talentuar ka preferuar që përgjithësisht t’i qëndrojë besnik baladave të ndjera. Përmendim këtu këngën “Shiu”, me të cilën mori pjesë ne Festivalin e 55-të në RTSH, por edhe këngë të tjera si “I thash asaj”.

 

Deri më sot, kënga më e pëlqyer në YouTube e “Yllit zemërthyer”, i cili përgjithësisht ka qëndruar i fshehtë kur vjen puna tek romancat, është kënga “Najher” me plot 9.8 milionë klikime.

Tani, ia ka thyer apo jo dikush zemrën? Hmm…gjithsesi, baladat e kushtuara dikujt ose thjesht të rastësishme, janë pika më e fortë në karrierën e momentit të artistit që po premton shumë.