Këngëtari i njohur shqiptar Ermal Fejzullahu, feston sot ditëlindjen e tij. Ai mbush sot 36 vjeç.
Në mesin e shumë urimeve që miqtë i kanë bërë publikisht shihet edhe bashkëpunëtorja e tij më e fundit Kida, e cila e uron me një dedikim të veçantë.
“Gëzuar ditëlindjen për vëllanë tim. Të uroj gjithë të mirat”, ka shkruar ajo teksa po këndonin këngën e tyre.
Kujtojmë që Ermal Fejzullahu është një ndër artistët më të mirë të showbizzit, fillesat e tij janë të hershme, që në kohën kur baba i tij, këngëtari Sabri Fejzullahu, ishte në kulmin e karrierës së tij muzikore.
Në këtë kohë që flasim Ermali është baba i 4 fëmijëve, 3 vajzave dhe një djali. Ai gëzon një martesë të lumtur me influenceren Ariana Fejzullahu, mamanë e 4 fëmijëve.