”NUK DAL ME REÇIPETA DHE BIKINI NË INSTAGRAM PRANDAJ…”/ Kë po thumbon Visjan Ukcenaj? – AlpeGossip
”NUK DAL ME REÇIPETA DHE BIKINI NË INSTAGRAM PRANDAJ…”/ Kë po thumbon Visjan Ukcenaj?

”NUK DAL ME REÇIPETA DHE BIKINI NË INSTAGRAM PRANDAJ…”/ Kë po thumbon Visjan Ukcenaj?

Aktori shqiptar Visjan Ukcenaj ka qënë i ftuar në “Një ditë me Dojnën” në Pop Culture ku ka folur për jetën personale dhe profesionale.

Gjatë bisedës aktori foli dhe për rrjetin social Instagram i cili është mjaft i përdorur dhe nga njerëzit e famshëm për të promovuar punët e tyre.

Dojna e ka pyetur se cila është arsyeja që ai ka më pak ndjekës se kolegët e tij dhe Visjani ka treguar:

Kam pak ndjekës sepse unë nuk jam market ndjekësish që ofroj një produkt dhe ndjekësit të vijnë tek unë. Falenderoj ata që më ndjekin, mundohem të nxjerr punën time dhe foto të jetës time dhe kaq. Nuk jam një individ që ofroj gjëra të veçanta që njerëzit të më ndjekin. Nuk i nxjerr këto reçipetat, gjokset, nuk dal me bikini. E di që bëj gabim se mund të isha shumë më lart po ca të them unë: më ndiqni mua se mund ti nxjerr. Follow me, hop reçipetat!” është shprehur ai.