NË DITËT E FUNDIT TË SHTATZËNISË/ Sara Hoxha në sallën e pritjes, bebushi mund të vijë në jetë nga momenti në moment – AlpeGossip
NË DITËT E FUNDIT TË SHTATZËNISË/ Sara Hoxha në sallën e pritjes, bebushi mund të vijë në jetë nga momenti në moment

NË DITËT E FUNDIT TË SHTATZËNISË/ Sara Hoxha në sallën e pritjes, bebushi mund të vijë në jetë nga momenti në moment

Së fundmi, reperi Ledri Vula dhe partnerja e tij Sara Hoxha kanë udhëtuar drejt Gjermanisë.

Ata kanë vendosur që e vogla e tyre të vijë në jetë atje dhe ende nuk dihet nëse pas lindjes së bebushes do të jetojnë jashtë vendit, apo do të kthehen në Kosovë.

Mirëpo, me siguri më shumë rëndësi se të gjitha momentalisht ka lindja sa më e lehtë dhe shëndeti i mami Sarës dhe foshnjës.

Madje, në postimin e fundit në InstaStory, Sara ka treguar sot se ndodhet duke pritur në sallën e pritjes, që me siguri i referohet spitalit ku do të lindë.

“Në dhomën e pritjes duke pritur”- shkruan partnerja e reperit.

Pra, bebushja mund të vijë në jetë nga momenti në moment dhe ata do të bëhen prindër për herë të parë!

Çifti do të bëhet me vajzë dhe megjithëse jemi tepër kuriozë, ata ende nuk e kanë treguar emrin që kanë menduar për të voglën.

Mezi po presim të reja nga Ledri dhe Sara!