Pritjes së ëmbël po i vjen fundi dhe teksa Afërdita pret të mbajë në krahë vogëlushin e saj, i përgjigjet edhe pyetjeve të ndjekësve lidhur me detajet e fundit.
E pyetur nëse i ka bërë të gjitha gati ajo ka pohuar se e vetmja gjë që presin është që fëmija të vijë në jetë. “I kemi bërë pothuajse të gjitha, tani vetëm po presim”, ka shkruar Afërdita.
Më tej ajo ka zbuluar se ka vendosur ta ushqejë me gji bebin e saj dhe se do t’i ruajë qelizat staminale të tij. Në përfundim të përgjigjeve Dreshaj ka pohuar se do të sjellë dhe një video me valixhen e martenitetit duke qenë se ndjekësit e kanë kërkuar këtë gjë.
Kujtojmë se gjatë gjithë periudhës së shtatzënisë Afërdita ka pohuar se është e emocionuar, por në të njëjtën kohë se mezi po pret që fëmija të vijë në jetë./