Reperja e njohur, Eve është në pritje të fëmijës së parë me bashkëshortin e saj, Maximillion Cooper.
Lajmin e ëmbël e ka bërë të ditur vetë ajo, teksa ka publikuar dy foto me barkun e rrumbullakosur në rrjete sociale.
“A mund ta besosh këtë Maximillion, më në fund mund t’iu themi të gjithëve! Ju të gjithë e dini se sa gjatë kemi pritur për këtë bekim! Ne do e takojmë njeriun tonë të vogël në Shkurt të vitit 2022”, ka shkruar Eve.
Kujtojmë se reperja dhe Cooper kanë 7 vite të martuar. Cooper ka 4 fëmijë dhe Eve është treguar si një nënë për ta.