Këtë vit, e gjelbërta, e verdha dhe roza ia kanë dalë të pushtojnë fotot e blogger- eve kudo në Instagram. Por jo edhe për shumë gjatë. Vjeshta e 2018- ës do të ketë vetëm një ngjyrë dominante dhe ajo do të jetë bluja e hapur!
Përgjithësisht me afrimin e shtatorit rikthehen edhe ngjyrat e tokës, por këtë herë nuancat qiellore premtojnë veshje shumë më të gjallërishme.
Ngjyra e fustanit të Hirushes do t’ju shoqërojë përgjatë gjithë javëve në vazhdim.
Mund ta përfshini bojë qiellin në garderobë pa e menduar dy herë, si një tonalitet lehtësisht i kombinueshëm.