I MALLËNGJYER NGA URIMET/ Stresi mori dashurinë e botës nga prindërit për ditëlindje (VIDEO+FOTO) – AlpeGossip
I MALLËNGJYER NGA URIMET/ Stresi mori dashurinë e botës nga prindërit për ditëlindje (VIDEO+FOTO)

I MALLËNGJYER NGA URIMET/ Stresi mori dashurinë e botës nga prindërit për ditëlindje (VIDEO+FOTO)

Këtë vit, Stresi e priti ditëlindjen e tij sapo hyri mesnata, në shoqërinë e familjarëve dhe miqve të shumtë.

Ai organizoi një super festë e cila zgjati thuajse gjithë natën dhe në rrjete sociale ndau pamje nga festa e ditëlindjes.

View this post on Instagram

🔥🔥🔥🔥🔥🔥🔥🔥

A post shared by STRESI (@stresi) on

Reperi mbushi 33 vjeç, mirëpo prindërit e tij ende e urojnë njësoj si kur ishte fëmijë.

Me fjalë të veçanta nga zemra, e ëma dhe i ati i kanë zbukuruar ditën Stresit me dedikimet e tyre të publikuara në Facebook.

Fjalët e ëmbla të prindërve, reperi s’mund të linte pa i ndarë me ndjekësit, teksa lë të kuptohet se është mallëngjyer nga shkrimet e tyre.

Stresi e shoqëron postimin me shumë emoji duke qarë, duke dashur të tregojë sa shumë është prekur nga urimet.

Mes urimeve të shumta, mungoi ai i partneres së tij, Keisit, e cila ndodhet në Kanada.

Dyshja nuk ndiqet në rrjete sociale dhe teksa Stresi organizonte ditëlindjen e tij të 33-të, Keisi tregoi në Instagram se po shijonte rrezet e diellit.