“SHITJE TË ÇMENDURA”/ Seriali komik ku luan presidenti ukrainas thyen çdo REKORD – AlpeGossip
“SHITJE TË ÇMENDURA”/ Seriali komik ku luan presidenti ukrainas thyen çdo REKORD

“SHITJE TË ÇMENDURA”/ Seriali komik ku luan presidenti ukrainas thyen çdo REKORD

Seriali komik “Shërbëtori i Popullit”, në të cilin ka luajtur presidenti ukrainas ka arritur kulmin e interesit për një gamë të rrjeteve globale që kanë nisur të blejnë të drejtat e transmetimit të tij.

Ish-aktori dhe komediani Volodymyr Zelensky, luajti rolin e Vasiliy Petrovich Goloborodko, një mësues i shkollës së mesme, i shtyrë drejt presidencës pasi videoja e një studenti ku ai denonconte korrupsionin në Ukrainë u bë virale. Goloborodko nga një mësuese i thjeshtë, nisi të drejtojë vendin duke shmangur përfitimet e të qenit lider dhe duke e mbajtur jetën e tij në ritmet e normales.

“Shitje të çmendura”/ Seriali komik ku luan presidenti

Në atë kohë, filmi u bë hit në Ukrainë, ku u shfaq për tre sezone radhazi. Por tani që Zelensky u bë fytyra e kombit teksa u reziston sulmeve ruse, ky serial po arrin kulmin e suksesit.

Nicola Soderlund, partneri menaxhues i studios krijuese, ka zbuluar se shitjet janë rritur në mënyrë të shpejtë në ditët e fundit. Ai e ka cilësuar interesin për këtë serial si “të jashtëzakonshëm”.

“Është një serial mjaft i vjetër, por duke pasur parasysh rrethanat, është bërë shumë, shumë, shumë interesante për të gjithë”, ka thënë ai.

Seriali pritet të transmetohet të dielën nga Channel 4 në Mbretërinë e Bashkuar. Gjithashtu nuk do të mungojnë transmetimet nga rrjete të ndryshme televizive në shtete të tjera si, Greqi, Rumani, Bullgari, Moldavi, Estoni, Francë apo Finlandë.

“Shitje të çmendura”/ Seriali komik ku luan presidenti

Ndërkohë kujtojmë se Volodymyr Zelensky ka marrë vëmendjen e shumë njerëzve nga mbarë bota që nuk e njihnin para sulmit të Rusisë. Duke dashur të mësojnë më shumë për të kaluren e tij si pjesë e botës së spektaklit, njerëzit i janë futur kërkimit në internet.

Një nga gjërat që kanë zbuluar rreth eksperiencave të tij të mëparshme është edhe pjesëmarrja e tij  në sezonin e parë të “Dancing with the Stars” të Ukrainës. Kreu i shtetit ukrainas mes të tjerash është edhe një kërcimtar shumë i mirë pasi ka fituar vendin e parë në këtë kompeticion.