DIKUR E KISHTE “FIKSIM”/ Kledi bën deklaratën e PAPRITUR ndaj Beatrix: Jam penduar për… – AlpeGossip
DIKUR E KISHTE “FIKSIM”/ Kledi bën deklaratën e PAPRITUR ndaj Beatrix: Jam penduar për…

DIKUR E KISHTE “FIKSIM”/ Kledi bën deklaratën e PAPRITUR ndaj Beatrix: Jam penduar për…

Ditën e sotme, ish-banori i “Big Brother VIP Albania” Kledi Hysa ishte i ftuar në emisionin “Ditë pas dite” nga Fjodora Fjora.

Ai ka rrëfyer detaje lidhur me eksperiencën e tij në shtëpinë më të famshme në Shqipëri teksa ka ndarë disa detaje lidhur me marrëdhënien që ai ka me disa prej banorëve. Konkretisht ai tha se pret të takojë Donald Veshajn, pasi nuk kanë kaluar kohë me njeri-tjetrin që prej festës së “Top Media”-s.

Megjithatë, një nga gjërat që ka bërë më shumë përshtypje gjatë intervistës së tij, ka qenë edhe deklarata që ai bëri për Beatrix Ramosajn.

I pyetur se çfarë do të kishte ndryshuar gjatë rrugëtimit të tij në garë, Kledi tha se nuk do ta kishte bërë takimin me Trixën.

“Nëse do të shihej si darkë dhe jo si date do ishte shumë ‘ok’ dhe nuk do të më penalizonte, por u pa më shumë si date, dhe unë mendova që ishte më shumë një darkë për tu njohur”- u shpreh ai.

Ndër të tjera, i pyetur për Fifin, Kledi tha se sipas tij mendonte që këngëtarja ka shumë famë dhe popullaritet e nuk kishte nevojë për të hyrë në “Big Brother VIP”.

Ndërsa në lidhje me eksperiencën e tij, ai u shpreh se hyrja e tij në e ka ndihmuar me bizneset që ish-futbollisti ka ndërmend të hapë në Shqipëri dhe gjithçka tjetër që ai kishte në Austri.