”Vendin tënd nuk e zë dot njeri”, këngëtarja shqiptare përlot me fjalët për babain e ndjerë – AlpeGossip
”Vendin tënd nuk e zë dot njeri”, këngëtarja shqiptare përlot me fjalët për babain e ndjerë

”Vendin tënd nuk e zë dot njeri”, këngëtarja shqiptare përlot me fjalët për babain e ndjerë

Një vit më parë u nda nga jeta pas një sëmundjeje të rëndë publicisti dhe redaktori i “Radio Televizionit të Kosovës”, Qani Mehmedi, babai i këngëtares Besiana Mehmedi. Dje ishte dita e baballarëve dhe Besiana e ka uruar babain e saj të ndjerë me një status shumë prekës.

 

“Plot 326 ditë që kur nuk ma ktheve asnjë përgjigje edhe pse bisedat dhe pyetjet e mia që ti drejtoj janë të përditshme.
11muaj sonte,prej kur zemra yte pushoi së rrahuri për të jetuar përjetësisht emri dhe veprat e mbi të gjitha dashuria ime për ty që nuk do të zbehet kurr.
Vendin tënd se zu dot kurr asnjë njeri.
Falemnderit o bab që je krenaria ime sot në ditën e baballarëve dhe çdo ditë që frymoj!
Falemnderit që na mësove se si duhet profesioni,si duhet perballur me sfidat dhe si duhet atdheu!
Të dua përjetësisht….”