U bë kudo lajm fakti se Dua Lipa i komentonte në shqip të dashurit të saj Isaac në fotot që ai postonte. Mjaftoi një “zemër” e shkruar nga Dua në gjuhën shqipe që të gjithë shqiptarët të bëheshin krenarë dhe t’i “mëshonin” edhe një herë faktit se dashuria shprehet më bukur në gjuhën tënde.
E këtë, vazhdon të na i konfirmojë edhe Afërdita Dreshaj, “nusja” e re e cila është duke shijuar pushimet post-dasmë me bashkëshortin e saj Jakub.
Teksa Jakub i ka postuar emojin e zjarrit në një foto, Afërdita ia ka kthyer: “Të dua beb” – në gjuhën shqipe.
Siç duket, vajzat tona, gjuhën ua kanë vënë “kusht” partnerëve të tyre dhe sa mirë kanë bërë sepse na i bëjnë zemrën mal edhe neve.