Njihuni me pijen që pastron gurët në veshka dhe përmirëson qarkullimin e gjakut – AlpeGossip
Njihuni me pijen që pastron gurët në veshka dhe përmirëson qarkullimin e gjakut

Njihuni me pijen që pastron gurët në veshka dhe përmirëson qarkullimin e gjakut

Sot do t’ju sugjerojmë disa pije të cilat përveçse janë të mbushura me vitamina, gjithashtu do përmirësojnë qarkullimin e gjakut, që më pas çon në eliminim të toksinave. Pijet janë tërësisht natyrale dhe do e mbushin organizmin tuaj me vlera ushqyese.

Janë shumë të thjeshta për t’u përgatitur dhe nuk do marrin shumë nga koha juaj.

Lëngu i boronicës:

Boronicat për shumë kohë janë përdorur si një mjekim kundër infeksioneve të rrugëve urinare falë aftësisë së tyre për të vrarë bakteret që ndodhen në fshikëzën e urinës. Boronicat janë gjithashtu aleatë dhe të veshkave tuaja, ato largojnë kalciumin e tepërt dhe kripërat kristalore, të cilat  më pas çojnë në formimin e gurëve në veshka. Për rezultate më të mira ju sugjerojmë të përdorni boronica organike dhe ta përgatisni vetë në shtëpin tuaj.

Lëngu i panxharit:

Panxhari është një perime e fuqishme detoksifikuese e pasur me betaine, një përbërës fitokimik dhe antioksidant që do i mbajë veshkat tuaja të pastra dhe do parandalojë formimin e gurëve në veshka. Lëngu orgaik i panxharit përveçse do pastrojë veshkat gjithashtu do përmirësoj dhe qarkullimin e gjakut.

Lëngu i limonit:

Lëngu i limonit është një substancë alkaline që do reduktoj aciditetin në gjak dhe do rrisë nivelin e citratit në urinë, kjo më pas çon në parandalimin e gurëve në veshka. Shtrydhni 4-5 limona në një gotë me ujë dhe pijeni përzierjen çdo mëngjes për të pastruar veshkat nga toksinat dhe për të rritur në përgjithësi imunitetin tuaj.

Lëngje pastruese:

Ekzistojnë shumë kombinime frutash dhe perimesh të cilat bëjnë një detoksifikim të toksiave nga veshkat tuaja. Mund të përzieni selinon, kastravecin, spinaqin, kale, karotat dhe kungullin e njomë ose me fruta duke kombinonuar portokallin, mollën, dardhën, ananasin dhe pjeshkën.