“Mbylle atë kapak pusete që vetëm ti e quan gojë”/ Neritan Liçaj sulmon ashpër Kryeministrin Rama (FOTO) – AlpeGossip
“Mbylle atë kapak pusete që vetëm ti e quan gojë”/ Neritan Liçaj sulmon ashpër Kryeministrin Rama (FOTO)

“Mbylle atë kapak pusete që vetëm ti e quan gojë”/ Neritan Liçaj sulmon ashpër Kryeministrin Rama (FOTO)

Neritan Liçaj aktori dhe figura më e spikatur e ekraneve dhe teatrit tonë, së fundmi ka qënë dhe zëri kundërshtues i prishjes së teatrit.
Ditën e djeshme ai ka reaguar ashpër kundrejt kryeministrit Rama bazuar edhe tek video-ja virale e kryeministrit tek berberi ku ka pasur komente dhe reagime të shumta.
Aktori është shprehur me ironi dhe ofendim kundrejt kryeministrit dhe kryetarit të bashkisë së Tiranës
Ja cfarë ka thënë aktori në postimin e tij :

“Shyqyr o ditëzi që fillove të qethesh lahesh e rruhesh, se qelbeshe erë! Prapë një këshillë për ty! Mbylle atë kapak pusete që vetem ti e quan gojë dhe që sa herë e hap je ndotje biologjike dhe akustike. Hiq citjanet dhe atletet se vete s’ke turp dhe bëhesh gazi dhe Shaban Qosja i botës, por më turpëron mua si shqiptar. Ti nuk do mbahesh mend si kryeministër në histori por si kryeturpi me citjane që ja vodhe gjyshes dhe që i ben hije tokës kot!Me vjen ndot që ti je në krye te shtetit tim!”,0 shkruan ndër të tjera Neritani në Facebook-un e tij.

Ky status ka patur shumë reagime dhe mbështetje nga komentuesit. Neritani është ndër aktorët që pavarësisht gjithçkaje vazhdon të kundërshtojë fort prishjen e Teatrit Kombëtar