PUSHIME ROMANTIKE NË ITALI/ Postimi i Rozana Radi tregon se ka marrë propozimin për martesë (FOTO) – AlpeGossip
PUSHIME ROMANTIKE NË ITALI/ Postimi i Rozana Radi tregon se ka marrë propozimin për martesë (FOTO)

PUSHIME ROMANTIKE NË ITALI/ Postimi i Rozana Radi tregon se ka marrë propozimin për martesë (FOTO)

Ndonëse është prej disa vitesh në një lidhje, Rozana Radi ka refuzuar gjithnjë të ndajë detaje nga ky aspekt i jetës së saj me publikun, çka do të thotë se i dashuri i saj nuk ka bërë ende një debutim në Instagram-in e artistes, përveçse një fotoje të ditëve të fundit ku shihet dora e tij duke mbajtur atë të Rozit gjatë pushimeve të çiftit në Itali që duket të jenë super romantike.

Dhe romanticizmi duket se ka prekur kulmin së fundmi, pasi një postim tepër i dyshimtë i Rozanës ka lënë të kuptohet se çifti mund të ketë hedhur një tjetër hap të madh në marrëdhënien e tyre: Atë të fejesës!

Dyshimet kanë nisur pas një postimit të Rozanës, ku artistja shihet në një pikë panoramike të Capri-t në Itali dhe në përshkrimin e fotos ku shkruan se dashuria mjafton për të qenë të lumtur, ka vendosur dhe emoji-n e një unaze fejese.

Të jenë Rozana dhe Shpëtimi së shpejti drejt martesës vallë? Epo duket se gjithçka do të mësohet sapo të shohim qartësisht dorën e majtë të Radit.

#lemievacanzeitaliane #parlamidamore #bellaiatlia #sorrento

A post shared by ACTOR/SINGER/HOST/AUTHOR/ (@rozana_radi) on